Afro 10 mijë punëtorë shendetësorë janë larguar nga Kosova, gati konkursi për punëtorët e ri vendës

Mbi 9 mijë punëtorë shëndetësor janë larguar nga Kosova dhe janë punësuar në Gjermani vetëm gjatë vitit 2023. Të dhëna këto të cilat janë publikuar ditë më parë nga instituti GAP, sipas të cilave vetëm nga janari deri në shtator të vitit 2023, janë punësuar 9 mijë e 091 puntorë shëndetësor në Gjermani.

Derisa po vazhdon ikja e stafit shëndetësor nga Kosova , Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), ka nevojë për staf shtesë dhe se pritet që së shpejti të hap një konkurs të ri, për rekrutimin e një numri të madh të stafit shëndetësor.

E këtë e ka bërë të ditur kohë më parë dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka thënë se deri në muajin qershor, do të hapet konkursi për punësimin e mbi 300 profesionistëve shëndetësor. Vitia ka thënë se në mesin e tyre, do të jenë 80 specialistë e rreth 200 infermierë.

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacient. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marr në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publikë. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë shëndetësor. Do të punësohen rreth 80 specialist, dikund rreth 200 infermier që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka deklaruar Vitia.

E konkursi i paralajmëruar nga Ministri Vitia pritet të hapët së shpejti. Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) kanë thënë për “Indeksonline“, se shumë shpejtë pritet të procedohet me hapjen e vendeve të punës, pasi që konkursi është duke u përgatitur.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është duke përgatitur konkursin dhe pritet që shumë shpejtë të procedohet me hapjen e vendeve të punës, sipas njoftimit të ministrit”, thuhet në përgjigjjen e Sherbimit spitalor klinik dhe Universitar të Kosovës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights