Aeroplanët britanikë ndalojnë ata rusë për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s.

Aeroplanët luftarakë të forcave ajrore britanike janë ngritur në ajër dy herë në më pak se 48 orë këtë javë, për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s nga aeroplanët luftarakë rusë, sipas The Telegraph.

Bëhet fjalë për aeroplanët britanikë Tajfun që u vënë në veprim pasi aeroplanët rusë fluturuan shumë afër kufirit të NATO-s, duke shkaktuar një alarm.Tajfunët u stacionuan në bazën ajrore Malbork në Poloni dhe interceptuan një aeroplan spiun rus mbi Detin Baltik të martën.

Më pak se 48 orë më vonë, dy aeroplanë tjerë u dërguan për të penguar një aeroplan të panjohur që largohej nga enklava e Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, shton Telegrafi.

Besohet se është hera e parë që forca ajrore britanike thirren në veprim nën Operacionin Shahu, një mision i ri i NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Evropës, që përfshin bashkëpunimin midis forcave polake, suedeze dhe britanike.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here