Një nënë e pesë fëmijëve ka vdekur papritur kësaj jave në Angli pas një ndërhyrjeje estetike “jo-kirurgjike” në të pasme, e njohur si ‘liquid Brazilian’.
Zyrtarët vendas thanë se Alice Webb është personi i parë në Britani që vdes nga procedura, teksa shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë publikuar.Dy mjekë janë arrestuar me akuza vrasjeje nga pakujdesia.
34-vjecarja vdiq mesnatën e të hënës në spitalin e Gloucestershire pasi u ankua se nuk ndjehej mirë, shkruan rrjeti vendas Metro.
Partneri saj Dane Knight falënderonte në Facebook për ‘për mesazhet e ndjera që kishin bërë të buzëqeshin atë dhe fëmijët’.
Ai shkruante më tej: ‘Fëmijët janë shumë të dobët tani! Alice është ndarë nga ne mesnatën e djeshme. Dy njerëz janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia”.
Sipas raportimeve procedura e kryer nga viktima ka të bëjë me injektimin e mbushësve dhe “acidit haluronik” në të pasme për të rritur masën e tyre.
Alice punonte si estetiste Crystal Clear në krahinën Gloucestershire.
Një fushatë fondesh bamirësie është hapur nga një mike e të ndjerës, e cila e përshkruante si ‘e bukur nga jashtë e nga brenda, me zemrën më të madhe’.
Policia e Gloucestershire tha: ‘Dy njerëz janë arrestuar për vrasjen e dyshuar nga pakujdesia të një gruaje në të 30-at në Gloucester’, sipas rrjetitvendas Metro.