Gjykata ia cakton masën e paraburgimit shtetasit serb, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Gjykata Themelore Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe atyre të Policisë së Kosovës më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan.

I pandehuri L.D dyshohet se ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” si dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që nëse i pandehuri L.D. lihet në liri, paraqet rrezik që i njëjti të ikë dhe të shmanget nga procedura penale, duke qenë se deri në momentin e arrestimit të tij ka qenë në arrati dhe se i njëjti po ashtu ka nënshtetësi të shtetit të Serbisë, ku edhe punon, dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here