18.8 C
Pristina
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

’10 mijë euro me m’i dhanë nuk shkoj n’Gjermani, i kam 300 dhen, 25 lopë, krejt Gjermaninë me ma dhanë nuk e lëshoj Kosovën’

Edhe sot ka vazhduar udhëtimi pa viza nga një numër i madh i qytetarëve të Kosovës.

Ekipi i ATV-së ishte te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, nga ku po bëhen nisjet drejt vendeve të BE-së.

Disa qytetarë shprehen të lumtur që tani mund të udhëtojnë pa viza, por kishte edhe të atillë, që thanë se nuk e lëshojnë Kosovë për asgjë.

“Këtu këtë nipin tim, këtë kolegun e tij dhe atë kolegun e tij po i përcjell për Gjermani. E mua, me mi dhanë 10 mijë euro nuk shkoj në Gjermani. Unë i kam 300 copa dhen, 25 copa lopë, punoj këtu. I kam krejt fëmijët e shkolluar me fakultet. Krejt Gjermaninë me ma dhënë nuk shkoj. Në 87-tën unë kam qenë në Gjermani, kam ndejt deri në 97-tën, ku iu është dashtë me i ardhë këtij vendi, kam ardhë. Më s’ka vend veç Turqinë, Anglinë edhe Rusinë që s’i kam shkelë”, thotë një qytetarë për ATV-në.

Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights