20.1 C
Pristina
E premte, 4 Tetor, 2024

Pamjet e pabesueshme të parashutistit tregojnë si duken retë nga brenda

Një parashutist ka regjistruar veten duke rënë mes disa reve të çuditshme në qiellin e Spanjës dhe njerëzit janë mahnitur me pamjet impresionuese.

Eric Finat Trepat u hodh nga avioni në lartësinë 4,500 metra mbi qytetin e Girona, në skajin lindor të Spanjës dhe regjistroi gjithçka me kameran e tij.

Eric tha për rrjetin Storyful se ishte hedhja e parë e tij e ditës dhe rezultoi sipas tij “më impresionuese”.

Në video, Eric shihet që bie me shpejtësi mes reve të bardha, teksa shikuesit mund të dallojnë shkumën e tyre apo pjesëzat e ujit, si dhe zbrazëtinë e ajrit me poshtë.

Parashutisti kalon mes reve, brendësia e të cilave është e errët, derisa më në fund zbret për të parë tokën.

Eric thotë se gjatë zbritjes së tij kaloi mes tre klimave, atë të ajrit të pastër e të nxehtë, atë të ftohtë e të lagësht dhe ajrit thjesht të mbushur me re.

Pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe shumë përdorues kanë dhënë opinionet e tyre.Një prej tyre komentonte: “E kam bërë dhe unë këtë, është e dhimbshme. Mezi pret të shohësh tokën pasi në re ka copëza uji që të godasin trupin”.

Një tjetër përdorues tha: “Për fëmijët e shikojnë këtë, nuk duhet ta provoni sepse është e rrezikshme”.Dhe në fakt rregullat e parashutizmit ndalojnë hedhjen mes reve, kryesisht prej shikueshmërisë së ulët dhe tendencës për aksidente, përplasje apo humbje të kontrollit të parashutës.

Në rast të kalimit aksidental mes tyre rekomandohet që parashuta të hapet në zonë ku pamja është e qartë, shkruan rrjeti britanikLadbible.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here