Korrigjoje të mençurin, dhe do bëhet më i mençur. Korrigjoje injorantin dhe do bëhet armiku yt

Në realitet ne të gjithë jemi shumë të paditur, thjesht nuk jemi të gjithë të paditur për të njëjtat gjëra dhe as nuk jemi në gjendje të njohim paditurinë tonë në të njëjtën mënyrë. Konkretisht, ne e kuptojmë injorancën si një koncept që tregon mungesën e njohurive apo përvojës. Dhe është pikërisht kjo mungesë dijeje apo eksperience që e bën injorantin të vrullshëm dhe të mprehtë, pra armikun tonë, nëse kemi përvoja apo njohuri të ndryshme nga ai.

Njerëzit e mençur, nga ana tjetër, e dinë se një pjesë e mirë e virtytit të tyre qëndron në të diturit se nuk dinë, siç pretendonte Sokrati. Kjo vetëdije e injorancës sonë është ajo që na ekspozon ndaj realitetit, ajo që zbulon papërsosmërinë tonë përballë përsosmërisë dhe na pajton me natyrën tonë. Njerëzit e mençur qëndrojnë larg rivalitetit, prandaj rrallë kanë armiq dhe nuk ndikohen nga koprracia dhe ngatërrimi i dëshirave të pamundura.

Njerëzit të cilët shpërfillin kufijtë e tyre dhe kufijtë e njohurive të tyre eleminohen nga vetë këndvështrimi i tyre, duke pasur parasysh pamundësinë e vendosjes së komunikimit të sigurt me ta. Çdo gjë që nuk përshtatet me skemat apo modelet e tyre do të jetë shkak për konflikt, një konflikt që mund të zgjidhet në një farë mënyre, por jo sepse janë ata që dorëzohen.

Injoranca e injoruar krenohet si dituri

Injoranca është aq e paturpshme sa mburret me dijen. Efekti Dunning-Kruger përcakton njerëzit që besojnë se dinë gjithçka. Në psikologji, ky term i referohet një shtrembërimi njohës, ku njerëzit e papërvojë priren të mbivlerësojnë veten e tyre, për sa i përket njohurive të zotëruara dhe duken të sigurt në transformimin e opinioneve të tyre personale në fakte të pakundërshtueshme.

Ky vetëperceptim i rremë u zbulua në vitin 1999 nga Justin Kruger dhe David Dunning, profesorë në Universitetin Cornell. Dy studiuesit analizuan disa situata në të cilat dukej se injoranca ofronte më shumë siguri sesa njohuri. Konkretisht, ata u përqendruan në disa aktivitete si ngarje makine ose lojëra shahu apo tenisi. Injoranca e injoruar, nga ana tjetër, është shkaku i shumë mosmarrëveshjeve. Një person nuk bëhet armik rastësisht, për shembull mund të jetë një mik ose një person neutral i cili, megjithatë, ndihet i sulmuar ose i përbuzur sepse beson se zotëron njohuri të plotfuqishme.

Vetëdija e injorancës të dhuron kuriozitetin

Të dish gjithashtu do të thotë të jesh i vetëdijshëm për atë që ende nuk e di dhe të hapësh derën e motivimit. Në këtë kuptim, përulësia është shoqëruesi ideal i udhëtimit për mençurinë. Nuk duhet të kemi turp të rrëfejmë injorancën tonë, kjo do të na shtonte mundësitë për të mësuar. Fëmijët e dinë mirë këtë, në fakt ata gjithmonë pyesin: “Çfarë është kjo?”, “Çfarë është ajo?”, “Për çfarë është?”, “Si funksionon?”.

Pjesa më e madhe e shoqërisë nuk e di se si funksionon trupi i tyre dhe është e paditur për proceset e tij të komplikuara kimike dhe biologjike. Sidoqoftë, në një bisedë publike për këtë temë, është e vështirë për këdo që të pretendojë injorancë për këtë temë, të gjithë dinë gjithçka. Këtu shfaqet “injorimi i injorancës”, efekti që ndodh kur askush nuk dëshiron të sillet si i paditur, sikur të ishte gjëja më e keqe në botë.

Vetëdija e të qenit injorant krijon çelësin e artë të dijes dhe mençurisë. Njohja e injorancës na lejon të kuptojmë se njeriu është një qenie plastike. Kur dikush na etiketon si injorantë, prandaj nuk kemi pse të ofendohemi, anasjelltas mund ta falënderojmë për kujtesën dhe ta ftojmë të na mësojë gjëra të reja ose t’i zbulojmë së bashku, e ky është një proces tjetër magjepsës. / bota.al

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here