Një ngjarje dramatike në një tubim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Pensilvani, ka ngjallur interesin për parashikimet e frikshme të bullgares Baba Vanga, e cila dikur ishte shprehur se jeta e ish-presidentit do të jetë në rrezik.
Baba Vanga, e cilësuar shpesh si ‘Nostradamusi i Ballkanit’, kishte reputacion për të bërë parashikime befasuese.
Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, profecitë e saj vazhdojnë të intrigojnë njerëzit.
Ndër parashikimet e saj të shumta, Vanga ishte shprehur se jeta e Vladimir Putin dhe Donald Trump do të jetë në rrezik.
Sipas parashikimeve të saj, Trump do të përballet me një sëmundje misterioze që do ta linte atë të shurdhër dhe do të vuajë nga një një tumor në tru.