​Më shumë prodhime kosovare në tregun izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka bërë të ditur se është rritur numri i prodhuesve kosovarë në tregun izraelit.

Në një postim në platformën “X” ambasadorja ka shkuar se mbeten të përkushtuar për afrimin e ekonomive të të dyja vendeve.

“Jam e lumtur të shoh gjithnjë e më shumë prodhime kosovare të pranishme në tregun izraelit, me kompaninë e njohur kosovare të shitjes me shumicë të pijeve “Frutomania” tani të qasshme për konsumatorët këtu në Izrael. Mbetemi të përkushtuar për afrimin e ekonomive tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights