Mjetet piroteknike si çdo vit janë mjete që përdoren nga fëmijët e deri tek moshat madhore sidomos gjatë festave të fund vitit ku në këtë formë e shprehim gëzimin e ndërrimit të motmoteve, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo edhe shuma që shpenzojmë për blerjen e tyre është marramendëse.
Ekipa e Gazetës Infokus është interesuar për çmimet e mjeteve piroteknike që janë këtë vit e ku shuma që një kosovar shpenzon për to është tejet e madhe.
“Më e lira është 50 cent dhe shkon deri në 900 euro, deri në 5000 euro është shuma që shpenzojnë”, tregon shitësi i mjeteve piroteknike.
Ndryshe për të ditur më shumë për çmimet “petardeve”, siç i quajmë ne ndiqeni storien më poshtë.