Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukella në Pejë.
Ai e ka lidhur me një rregull nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin, sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës.
“Është një rregull e njohur që nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin, sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës. Sepse, siç argumenton Arendt, dhuna është përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar autoritetin e humbur.”
Latifi ka thënë se ky rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë.
Ai ka shtuar se rënien e këtij sundimi nuk do ta ndalojë as gjaku i grave, por do t’i shkurtojë edhe më shumë ditët e këtij sundimi.
“Sigurisht se kjo rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë. Dhuna dhe vrasjet e grave nga burrat e tyre në Kosovë janë pasojë strukturore e rënies rapide të këtij sundimi. Dhe këtë rënie nuk do të mund ta ndalojnë dot as qetapet e mykura, as kanunet egershane, as mitet e sajume ndër shekuj për ta legjitimu e mirëmbajtë këtë sundim. As gjaku i grave të vrara. Përkundrazi, ky gjak do t’ia shkurtojë edhe më shumë ditët këtij sundimi.”