Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në ballkonin e banesës.
Gazeta Sinjali mëson se i ndjeri është Bekim Koprani.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.