Big Brother prodhoi ‘skandalin ma të madh’: Gazetari Galica vlerëson se Ganiu, u linçua dhe kryqëzua

Gazetari Besart Galica reagoi pas një zhvillimi në programin televiziv Big Brother VIP Kosova, ku siç shkruan është linçuar njëri prej pjesëmarrësve, transmeton Gazeta Metro.

Galica shkroi se garuesi në këtë program jo vetëm u diskriminua por edhe u poshtërua me trajtimin ndaj tij duke e etiketuar që e konsideron si një skandal të madh.

“Big Brother sonte prodhoi skandalin e paparë medial në Kosovë! Linçim, fyerje, poshtërim ndaj një njeriu!”

Galica shpjegoi më tej pse e konsideron të tillë trajtimin që iu bë pjesëmarrësit të njohur si Gani Gërmia.

‘Varësia nga alkoholi është sëmundje! Ju e etiketuat, shënjestruat edhe e dalluat vetëm Visarin (Ganiun). Big Brother sonte Visar Dërmakut ia shkeli krejt të drejtat njerëzore, morale. E kryqëzoi për krejt jetën.”

Ai e konsideron si një përfitim të pjesëmarrësit pikërisht largimin dhe madje shtoi se ka bazë edhe për padi nga pjesëmarrësi sipas tij.

“Me krejt gabimet e tij, ai nuk e meriton këtë trajtim, jo vetëm ai por asnjëri! Çmimin më të madh Visar Dërmaku e fiton nëse sonte del nga aty, dhe që nesër paditë këtë medium!”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here