Imami Labinot Maliqi nderohet nga KFOR-i amerikan me Çertifikatën e Mirënjohjes

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi është nderuar me Çertifikatën e Mirënjohjes nga ushtria e SHBA.

“E falënderoj sinqerisht Komandantin e Ekipit të Luftëtarëve të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë dhe Komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it – Lindje 32, në Kampin Amerikan Bondsteel, Kolonel Kenneth Ross Walker, për nderin dhe privilegjin e marrjes së Çertifikatës së Mirënjohjes të cilën ma dhuroj para ndeshjes finale në mes të dy ekipeve tona në basketboll, ”CBS BANDITS” vs. PRISHTINA”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai thotë se kjo mirënjohje, është një frymëzim në shërbim të paqes.

“Ky akt i lartë i mirënjohjes qe mu bë, është një frymëzim dhe përkrahje e vazhdueshme për përpjekjet e mia në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit të përhershëm me Komandën Rajonale të KFOR-it – Lindje”.

“Një falënderim i thellë për kujdesin dhe udhëheqjen e tij mbresëlënëse”, ka shkruar tutje Kamberi./Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here