“Drejtësi për Erjonin”, tifozët kuqezi sensibilizohen me të riun e plagosur në protestë

Tifozët kuqezi kanë shfaqur një banderolë gjigante në mbështetje të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome nga policia gjatë protestave në Tiranë.

Banderola u shpalos në nisje të ndeshjes Shqipëri-Finlandë dhe paraqiste një sy të gjakosur, në një mesazh që rikthen vëmendjen te dhuna e ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestës dhe plagosja e rëndë e Vishkullit.

I riu nga Elbasani u lëndua gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”.

Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar. Gjendja e tij raportohet se është stabilizuar dhe mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME