Estonia përgatitet për luftë. Prestigjiozja “Financial Times” thekson nga burime diplomatike se shteti i vogël baltik po lëviz forcat e saj të armatosura më afër kufirit rus dhe po ndërton aftësitë e saj të sulmit me rreze të gjatë veprimi.
Estonia po i stacionon përgjithmonë trupat e saj më afër kufirit rus dhe po siguron armë të afta për të goditur thellë brenda territorit të fqinjit të saj, ndërsa vendi i NATO-s në kufirin lindor përgatitet për një agresion të mundshëm rus pas përfundimit të luftës në Ukrainë, raportoi Financial Times, duke cituar zyrtarë estonezë të mbrojtjes.Krerët e ushtrisë dhe të inteligjencës së Estonisë nuk besojnë se Moska synon të nisë një luftë në shkallë të plotë me NATO-n brenda të paktën dy viteve të ardhshme, por ata besojnë se fqinji i tyre armiqësor po përgatitet për një konflikt të mundshëm në të ardhmen me vendin e vogël baltik, vuri në dukje “Financial Times”.
Zyrtarët estonezë kanë frikë se Kremlini mund të ndërmarrë një rrezik oportunist, siç është nisja e një ndërhyrjeje në shkallë më të vogël që synon të testojë klauzolën e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Ata thonë se as Estonia dhe as NATO aktualisht nuk mund ta pengojnë në mënyrë të besueshme një skenar të tillë. Kjo e ka shtyrë Estoninë, e cila nuk ka forcë ajrore të vetën dhe për këtë arsye mbështetet te NATO për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, të kalojë në një strategji aktive mbrojtjeje.Si pjesë e strategjisë së re, njësia e tij do të zhvendoset përgjithmonë nga Tapa, rreth 130 kilometra larg kufirit rus në vijë ajrore, vetëm 50 kilometra larg kufirit. Aktualisht atje po ndërtohen objekte të reja për të strehuar ushtarët e brigadës.
“Mbrojtja nuk po funksionon”, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake estoneze. “Periudha kritike për ta adresuar këtë, për të gjithë ne në shtetet baltike, është brenda një deri në katër viteve të ardhshme”.Përveç bazës së re në Jõhvi, në Narva po ndërtohet edhe një bazë e aftë të akomodojë deri në 1,000 personel ushtarak. Është planifikuar që ajo të strehojë përgjithmonë 200 ushtarë, por do të jetë në gjendje të akomodojë edhe 800 të tjerë në rast krize.
