Rrëfimi i papublikuar më parë i Jahja Llukës: Hamëz Jashari dhe Fehmi Ymeri përgatitën të rinjtë për UÇK-në që në vitin 1991

Dëshmia në “Kojshia Show”
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-nënkryetari i Partisë Republikane të Kosovës (PRK) në vitin 1991, Jahja Lluka, ka zbuluar detaje të panjohura më parë mbi fillimet e organizimit të armatosur në Kosovë, duke konfirmuar se heroi kombëtar Hamëz Jashari dhe veprimtari Fehmi Ymeri ishin kyç në përgatitjen e të rinjve për luftën e UÇK-së.

​Organizimi ushtarak në Viti dhe Skënderaj
Gjatë intervistës në emisionin “Kojshia Show”, Lluka bëri me dije se Fehmi Ymeri — babai i moderatorit Sadri Imeri — drejtonte degën e PRK-së në Viti dhe ishte njeriu kryesor përgjegjës për mobilizimin dhe përgatitjen e rinisë së asaj ane për përballje ushtarake. Po ashtu, Hamëz Jashari, si anëtar i këtij subjekti politik, udhëhiqte të njëjtin proces organizativ me të rinjtë e rajonit të Skënderajt.

​Rrëmbimi nga UDB-ja serbe
Për shkak të këtij aktiviteti ilegal dhe ushtarak në shërbim të çështjes kombëtare, Fehmi Ymeri i ra në sy shërbimit sekret serb (UDB). Pas zbulimit të veprimtarisë, ai u rrëmbye nga policia serbe dhe u mbajt për një kohë të gjatë në kushte të rënda izolimi.

​Për të mësuar të gjitha detajet e këtij rrëfimi, ndiqni videon e plotë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME