Një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të Dragashit, përfundoi me fatalitet.
Konflikti, i cili u raportua rreth orës 23:00, ia mori jetën imamit të fshatit, Gazmend Zahirovcit.
të marra nga një mjet i mprehtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Policia në raporton 24-orësh.
I dyshuari për vrasjen është në arrati, sipas njoftimit të Policisë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në fazë fillestare.
