Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, nuk është shprehur fare i kënaqur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Përveç punës në kryeqytet, të parit të LDK-së duket se nuk po i pëlqen as sjellja e Ramës me partitë e tjera.
Madje, ai e ka renduar gjuhen ndaj të parit të kryeqytetit, duke adresuar kritika të ashpra.
Gjatë intervistës në emisionin Rubikon, Abdixhiku ka ironizuar me polemikat e Ramës me koordinatoren e VV-së, duke thënë se ai tash e ka zbuluar Dejona Mihalin.
“E para, po me vjen mirë që e kanë zbuluar Dejonën tash, në 2026. Por na që 5 vite jemi duke për Grupi ne Tiranës. Mirë që e kanë zbulur. Ka qenë mirë edhe para zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dashur të flasë se pse nuk ai dhe askush tjetër prej LDK-së nuk e ka përkrahur Ramën në përplasen që ka pasur me pushtetin e VV-së.
I pyetur për këtë gjë, Abdixhiku nuk ka dhënë detaje.
“Ndoshta duhet me pyet pse nuk i kanë dalë? A e ke bo vendin me të dal, edhe kjo është çështje”, ka thënë ai.
Më pas, ai ka shtuar LDK-ja e ka mbështetur atë kur Qeveria Kurti e bllokonte.
“Kur ka qenë bllokada LDK e ka mbështet dhe e ka mbështetur në dy gara elektorale, me një marrëveshje bukur të qartë politike. Strukturat e LDK kanë punuar shumë për fitoren në Prishtinë kundër Dejones dhe kundër PDK-së. Duhet me e ditë këtë punë, se LDK-ja në Prishtinë ka fituar me forcat e veta, jo më partitë tjera”, është shprehur Abdixhiku.
Duke komentuar polemikat e Ramës dhe Dejonës, i pari i LDK-së ka thënë se nuk e pëlqen këtë gjuhë.
Më pas, ai ka folur për raportet me Ramën.
Sipas tij, Rama nuk është sjell korrekt me marrëveshjen që ka pasur me LDK-në.
“Ne nuk jemi këtu për shoqëri, unë jam këtu për të folur për LDK-në, nuk kam pasur kohë të merrem, por jam i vetëdijshëm për mungesën e përfaqësimit të LDK-së në qeverisje të Prishtinës, për të cilën duhet të ulemi dhe ta trajtojmë”, është shprehur ai, duke dhënë detaje tjera.
“Për mua është e papranueshme që LDK-ja t`i ketë vetëm 3-4 drejtori në Prishtinë e PDK-ja t`i ketë 8. Nuk bën kështu. Ti mund të menaxhos me disa individë që mund të thuash se përfaqësojnë gjithçka, por ata janë individ të interesave. Kur do me e përfaqësuar partinë dhe kur do me thanë që LDK qeverisë në Prishtinë ka rend shtëpie kjo”, ka thënë ia
Duke folur për marrëveshjen që LDK ka pasur me Ramën, ai ka thënë se Rama e ka tradhtuar LDK-në.
“Unë tradhtinë politike mujë me e pa si mjet, ndodh. Ndonjëherë mundet me ndodh se nuk kam çka i bëj”, është shprehu ai.
Ndër të tjera, ai nuk është shprehur i kënaqur me punën e Ramës në kryeqytet.
Ai ka thënë se ai dhe LDK-ja kanë dhënë premtime të mëdha para qytetrëve.
“Kemi dhënë zotime të mëdha për Prishtinë, kemi dhanë zotime të mëdha që duhet me u kry. Duhet me shtru programin politik se 8 vite janë të mëdha, nuk janë 4, por 8 dhe janë të mëdha për me ba ndryshim në Prishtinë”, ka thënë ai.
