Dritan Goxhaj, zëdhënësi i protestave kundër Qeverisë Rama, ka bërë me dije se rrotacioni politik në Shqipëri nuk mund të bëhët vetëm në mënyrë demokratike.
Ai ka vlerësuar se një gjë e tillë mund të bëhet edhe me plumb.
Në një emision televiziv, Goxhaj nuk e ka përjashtuar edhe eliminimin fizik të figurave të larta shtetërore për të ndryshuar pushtetit në Tiranë.
“Edhe një gjë tjetër. Mund ta bëj edhe plumbi”, ka thënë ai.
Kur është pyetur nga autorja e emisionit, nëse me këtë veprim nënkupton 21 janarin, ai ka thënë se ka parasysh rastin e eliminimin të Avni Rrustemit.
“Jo. Kam parasysh plumbin si në rastin e Avni Rrustemit”, është shprehur.
Derisa gazetarja i ndërhyn duke thënë se kjo është shumë e rëndë, ai pretendon se një veprim i tillë është shumë i lehtë.
“Jo, është shumë lehtë. Për të bërë është shumë e lehtë. Për ta marrë përsipër është e rend”, ka thënë ai.
