Emisioni i fundit i “Kojshia Show” ka sjellë në qendër të diskutimit temën e ndjeshme të identitetit shqiptar, duke mbledhur në studio figura me qëndrime të ndryshme si Jahir Beqiri, gazetari Emanuel Demaj dhe doktori i shkencave të historisë, Izet Miftari.
Debati ka marrë tone të ashpra në momentin kur u trajtua roli i Perandorisë Osmane në formësimin e identitetit shqiptar. Pikërisht në këtë pjesë, gazetari Demaj ka reaguar me një deklaratë provokuese ndaj hoxhës, duke ngritur çështjen e praktikave fetare dhe perceptimeve shoqërore.
Ai është shprehur: “Ti po thua me i marrë nga katër gra, po si të duket ty e mua, me na i sjellë gratë tona nga katër burra në shtëpi?”. Kjo pyetje ka shkaktuar reagime të menjëhershme në studio.
Reagimi i hoxhës dhe dinamika e debatit kanë tërhequr vëmendje të madhe në publik, duke e kthyer këtë episod në një nga më të komentuarit e kohëve të fundit.
Për të parë reagimin e plotë dhe zhvillimin e debatit, ndiqni emisionin e plotë.
