“Jetoj me frikën e vdekjes”, drama e babait për djalin me problem në zemër

“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mos fëmija mund të vdesë”. Këto janë fjalët e një prindi, të babait të foshnjës 2 muajsh, Xhoel Blloshmi, i cili ka lindur me një problem në zemër.

Babai: E kam djalin një muajsh. Kishte një sëmundje të rëndë në zemër. Më trembi sepse djali nga momenti në moment mund të ndërronte jetë. Gëzimi i parë dhe doja që djali im të jetojë si gjithë të tjerët. Frika është nga momenti në moment. Shumë keq ndihem edhe në darkë kur djali është në gjumë. Sa herë shpesh e kontrollojmë se ndoshta… a merr apo s’merr frymë. Nuk duhet ta lëmë të qajë shumë sepse zemra ngushtohet edhe mund të bllokohet. Mund të ndërrojë jetë, nga momenti në moment. Më keq nuk paska. Kur mora vesh që vuante nga kjo sëmundje, më mirë mos të jetoja më. Me çdo person që i kam treguar, vetëm kam qarë, aq më tepër sot që shikoj djalin të mbush 1 muajsh, nuk mundem (fillon të qajë). Ju lutem të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të ndihmojnë sado pak për djalin tim. Vetëm mos të ketë më problemet që ka sepse ai nga momenti në moment mund të ndërrojë jetë.

Xhoeli ka nevojë për një operacion sa më parë, pasi rrezikon të ndërrojë jetë, si pasojë e aortës kryesore, që ndodhet në anën e kundërt të zemrës. Operacioni, transporti dhe trajtimi pas ndërhyrjes kushtojnë 35.000 €. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një “GoFundMe”, për ndihmuar engjëllin e vogël që t’ia dalë. /tvklan.al

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here