Video e tij tronditi globin, lirohet pengu Evyatar David, kthehet në Izrael

Evyatar David, pengu izraelit që kishte tronditur botën gushtin e kaluar me një video ku shfaqej duke gërmuar varrin e tij në një tunel të Hamasit, u lirua dje së bashku me 19 pengje të tjerë dhe u kthye në Izrael.

Imazhet nga videoja e tij kishin shkaktuar tronditje globale: 24-vjeçari, i rraskapitur dhe i dobësuar, u shfaq si simbol i brutalitetit të robërisë, duke luftuar për të mbijetuar në kushte çnjerëzore. “Nuk kam ngrënë prej ditësh,” kishte thënë David, duke treguar një kanaçe që i kishte mbetur për dy ditë. Videoja, e publikuar me pëlqimin e familjes së tij dhe e gjatë pothuajse pesë minuta, shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

Pas muajsh negociatash dhe si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, Evyatar David u lirua dhe u dërgua menjëherë në Izrael. Aty iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe u takua me familjen, e cila kishte luftuar gjatë për kthimin e tij.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME