Stop të vjellave? Mjeku i shkatërron mitet: pse nuk duhet t’i frenosh? Rreziku që vjen nga ushqimet e gjalla

Mjeku gastroherpatolog Gerald Kola foli sot në News24, për sëmundjet gastroenterite. Ai ka shpjeguar se shkaqet që çojnë në irritimin e zorrëve dhe stomakut mund të kenë bazë bakteriale, virusale apo irritim si shkak i medikamenteve.

“Nuk janë më një sëmundje sezonale, është një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që mund të vijnë nga viruset, sidomos tek fëmijët. Mund të vijnë edhe nga bakteret siç është për shembull salmonela, nga parazitët si lambia, apo edhe nga intolerancat e ndryshme apo keqpërdorimi i antibiotikëve. Ushqimet krudo kanë rrezikshmëri shumë të lartë për Gastroenterite”, tha ai.

Mjeku i shpjeguar se kjo sëmundje kalon për një periudhë 3-7 ditë, ndërkohë që duhet të kemi kujdes në lidhje me dehidrimin.

Ai u shpreh se gastroenteritet diagnostifikohen klinikisht dhe shenjat janë diarre dhe të vjella.

“Largohet vetë nuk ka nevojë për ilaçe vetëm në rast se vërtetohet se janë me bazë bakteriale. Nëse vijon për më shumë se 3 ditë gastroenteriti duhet t’i drejtohemi mjekut. Brenda periudhës tre ditore duhet të përdorim elektrolite që i marrim nga goja. Frenuesit e diarresë nuk është mirë të përdoren, pasi gastroenteriti ka efekt purifikues, trupi pastrohet dhe po nxjerr toksinat jashtë.

Janë mekanizmi purifikues të trupit nuk duhen supresuar përveç rasteve kur janë me natyrë autoimune. Më mirë është të përdoren metodat natyrale si rigon me vezë për shembull sepse ato nuk kanë kundër indikacione”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME