Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë teksa thotë se është i gatshëm për takim me Putinin

Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan bisedime për luftën në Ukrainë me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se i ka telefonuar Vladimir Putinit për të rregulluar një takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas.

“Në përfundim të takimeve, e thirra Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shtuar se do të pasonte një takim trepalësh që përfshinte presidentin e SHBA-së.

Zelensky në anën tjetër tha se është gati të takohet me Putinin në mënyrë bilaterale – ose potencialisht edhe me Trump.

Trump thotë se garancitë e sigurisë për Ukrainën do të “ofrohen” nga vendet evropiane me p”koordinim” nga SHBA-ja.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer i tha BBC-së se negociatat për garancitë e sigurisë do të vazhdojnë sot.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME