U ndalua për 48 orë, por u lirua – Avokatja tregon alibinë e djalit të Mefail Shkodrës

Pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku i dyshuari kryesor është 52-vjeçari Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, 25-vjeçari Edonis Shkodra dhe 22-vjeçari Engjull Shkodra, avokatja Lirije Kovani ka sqaruar rrethanat e ndalimit të një tjetër djali të Mefail Shkodrës.

Në Debat Plus Kovani ka thënë se klienti i saj nuk ka qenë i pranishëm gjatë momentit të krimit. Sipas saj, ai është njoftuar nga e ëma për ngjarjen dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes vetëm për të pyetur se çfarë kishte ndodhur.

Ajo bëri të ditur se prokurori e kishte ndaluar për 48 orë, por gjatë seancës klienti i saj dha deklarim dhe paraqiti alibi, që dëshmonte se nuk kishte qenë fare prezent në vendin e ngjarjes.

“Pse është arrestuar djali i Mefail Shkodrës, i njëjti nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti. Mirëpo është njoftuar nga nënë e tij se ka ndodhur diçka. Dhe i njëjti shkon në vendin e ngjarjes dhe pyet se çka ka ndodhur. Dhe i njëjti afrohet pranë zyrtarëve policor, të njëjtit e pyesin se kush je. Dhe tregon që është djali i Mefail Shkdorës dhe e fusin në veturë zyrtare, fillimisht për shkaqe të sigurisë dhe më pastaj dërgojnë në stacion policor në Gjilan., e intervistojnë si të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje. Dhe më pas të njëjtin më vendim t prokurorit të shtetit e ndalojnë për 48 orë. Dje është mbajtur seanca, i njëjti ka deklaruar dhe ka pasur albini se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë video-incizimi në një aheng familjar dhe nuk ka qenë fare prezent. Dhe nuk ka pas njohur. Kështu prokurori i shteti e la të lirë. Dhe është liruar me procedurë të rregullt…

Janë të gatshëm të bashkëpunojnë me drejtësinë, por as familjarët nuk e dinë vendodhjen e të dyshuarve….”, ka thënë Kovani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME