Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë mbikëqyrur sot punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
BIK ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë e zhvilluar në punishte.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama vizituan të hënën gjatë ditës punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani”, thuhet në njoftim.
Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë.