Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona. Pesë prej tyre u vranë, ndërsa një tjetër vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku.
Ngjarja më e fundit ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali, ku një person u qëllua për vdekje pas disa të shtënave me armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga Policia, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Vetëm një orë më herët, në Komoran, një person ndërroi jetë nga plagët e marra në një aksident trafiku ku u përfshinë gjashtë automjete.
Këto zhvillime pasojnë vrasjen e trefishtë të së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën në një ngjarje që tronditi opinionin publik.