Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Kijevë, afër Komoranit.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në autostradën Prishtinë-Kijevë transmeton /Korrespodenti
Nga pamjet e filmuara në vendngjarje, vërehet se janë përfshirë disa automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Deri me tani nuk ka ende informacione zyrtare nga Policia e Kosovës nëse ka persona të lënduar apo të vdekur.
Për shkak të aksidentit, është krijuar një bllokim i trafikut në këtë pjesë të autostradës. /Korrespodenti