Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, ka thënë në konferencë për media se është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar.
Ai ka thënë se ka prova të mjaftueshme se tre persona të dyshuar kanë kryer vrasjen. Rukiqi ka treguar se janë kryer kontrolle në tri lokacione.
“Është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar pikat kufitare. Policia me veprimet e ndërmarra ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, me dyshimin se tre personat e përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë e kanë kryer këtë vepër”.
“Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri lokacionale me dyshimin se mund të jenë personat e dyshimtë. Ekipet rajonale janë në terren”, ka thënë Rukiqi.