Pas Drenasit edhe në Kaçanik, Heset Malsiu ka vendosur të sifdojë Partinë Demokratike të Kosovës.
Një nga krahët më të fortë të PDK-së në Kaçanik, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune.
Malsiu ka shkruar në Facebook ku ka bërë të ditur se do të kandidojë për kryetar të Kaçanikut.
“Me përulësi dhe ndjenjë përgjegjësie të lartë, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Kaçanikut.Ky vendim vjen pas një periudhe reflektimi të thellë dhe dëgjimi të zërit tuaj – të qytetarëve që kërkojnë ndryshim, maturi, dhe një drejtim të ri që i jep përparësi interesit të përbashkët”.
“E gjithë përvoja ime – nga burgosja politike, angazhimi në luftën për liri, e deri në përfundim të karrieres sime ushtarake – më ka mësuar se bashkimi, përkushtimi dhe puna e ndershme janë vlerat që sjellin ndryshim të vërtetë. Fatkeqësisht, sot po e shohim se shumë prej partive politike, në vend që të u japin hapësirë njerëzve me vlera, integritet dhe përvojë, kanë zgjedhur t’u besojnë te dëgjueshmëve të tyre dhe njerëzve pa vizion” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.