Trump ul afatin për Putinin: Ka 10-12 ditë kohë të rikthejë paqen në Ukrainë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte lënë presidentit rus Vladimir Putin për arritjen e një marrëveshjeje mbi konfliktin në Ukrainë. Nga 50 ditë, Moska ka 10-12 ditë afat të arrijë paqen, ndryshe SHBA do nisë ‘hakmarrjen’.

Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Skoci, menjëherë pas takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Do të vendos një afat të ri, prej rreth 10 ose 12 ditësh. Nuk ka arsye për të pritur. Ishte 50 ditë, doja të isha bujar, por thjesht nuk shohim të bëhet ndonjë përparim”, tha Trump, duke u shfaqur i bindur se marrëveshja mund të arrihet shpejt. “Kemi humbur kohë të vlefshme, dhe kjo duhet të mbyllet shpejt,” theksoi ai, duke e pozicionuar veten si liderin që mund të ndërmjetësojë përfundimin e luftës.

Donald Trump ka zbuluar se disa herë ka qenë pranë arritjes së një armëpushimi me Rusinë, por marrëveshjet e mundshme janë thyer nga sulmet e papritura ndaj Ukrainës.

“Ishte si të ishim shumë pranë armëpushimit dhe ndoshta paqes… dhe papritmas raketat fluturojnë mbi Kiev dhe qytete të tjera. Dhe unë them: Ç’po ndodh këtu?”, tha Trump, duke shtuar se nuk dëshiron ta quajë Putinin “gënjeshtar”, por se kjo situatë është përsëritur disa herë.

Ai paralajmëroi se nëse nuk arrihet marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të reja dhe tarifa dytësore ndaj Rusisë, duke theksuar: “Nuk dua ta bëj këtë Rusisë, unë e dua popullin rus, janë njerëz të shkëlqyer… por duhet bërë një marrëveshje. Po vdesin shumë njerëz”,

Lidhur me afatin e tij të ri, Trump u shpreh se do ta konfirmojë konkretisht brenda 24 orëve: “Nuk ka arsye të presim. Nëse e di se cili do të jetë rezultati, pse duhet të presim?”.

Trump komentoi edhe mbi konfliktin në Rripin e Gazës, duke vlerësuar rolin e Bashkimit Europian për ndihmat humanitare ndaj popullit palestinez. “Gaza është një zonë shumë e trazuar, dhe ka qenë e tillë për dekada”, tha ai.

Sa i përket çështjes së pengjeve të mbajtura nga Hamasi, Trump deklaroi se ka pasur progres, por i ngadaltë. “Ata kanë mbetur me pak pengje dhe kjo e bën marrëveshjen më të vështirë. Sapo t’i lirojnë, nuk do të kenë më mburojë”, theksoi ai, duke akuzuar Hamasin për përdorimin e pengjeve si “armë mbrojtjeje”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here