Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në rrjetin e Korridorit VIII.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, që po mbahet në Sofje me organizim të ministres së Jashtme të Bullgarisë, Konjufca tha se lidhja rajonale nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe shtyllë strategjike për sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane.
Ai theksoi se investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudhën e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjet rajonale, do të diversifikojnë rrugët e transportit dhe do të kontribuojnë në sigurinë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Konjufca ngriti gjithashtu çështjen e, siç tha ai, pengimit të vazhdueshëm nga Serbia të shkëmbimeve të energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë.
Sipas tij, kjo cenon sigurinë energjetike rajonale dhe kërkon veprim të vendosur evropian për zbatimin e detyrimeve ekzistuese.
“Korridori VIII duhet të bëhet më shumë se një vijë në hartë. Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Kosovës”, ka shkruar Konjufca në X.
In Sofia, at the International Conference on Corridor VIII, hosted by 🇧🇬 FM @vpetrova_mfa, I emphasized that regional connectivity is not only an economic imperative, but a strategic pillar of 🇪🇺 security and resilience.
I underscored the importance of Kosova’s full inclusion in this network. Our investments in Railway Line 10 and the planned Prishtina–Durrës railway will strengthen regional connectivity, diversify transport routes and reinforce the Western Balkans’ Euro-Atlantic security architecture.
I also raised Serbia’s continued obstruction of electricity exchanges with the Republic of Kosova, despite the @ener_community deadline. This undermines regional energy security and requires firm European action to ensure compliance with existing obligations.
Corridor VIII must become more than a line on a map. A resilient and interconnected Western Balkans requires unhindered cooperation and the full inclusion of 🇽🇰.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 8, 2026
