Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projektin e Zvërnecit dhe tregon se si personalisht është i angazhuar për të krijuar dicka të veçantë për zonën, duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin masiv të ekonomisë së vendit.
Ai hedh poshtë pretendimet e pavërteta se toka është falur nga qeveria shqiptare, duke sqaruar se ajo është blerë përmes një transaksioni privat sipas legjislacionit në fuqi, në shumën 230 milionë euro, që e rendit këtë ndër çmimet më të larta të paguara në rajon për një transaksion të këtyre përmasave.
Ai ndalet te mjedisi dhe thekson se zhvillimi do të jetë sipas standardeve më të larta duke e lënë këtë pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë më të gjelbër dhe me më shumë biodiversitet.Përgjatë reagimit, Kushner shpreh vlerësim të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke theksuar besimin e tij në potencialin ekonomik dhe turistik të vendit. Ai e paraqet investimin si një angazhim afatgjatë, që, nëse realizohet me sukses, mund të arrijë në rreth 4 miliardë euro, duke krijuar vende pune, aktivitet ekonomik dhe mundësi të reja zhvillimi.
Më poshtë reagimi i plotë i Jared Kushner:pakicë dhe nuk kam përfshirje të përditshme në projekt.
Partneriteti është angazhuar gjerësisht me komunitetin lokal në Vlorë. Ne gjithashtu e kuptojmë se njerëzit kanë pyetje dhe shqetësime legjitime. Projekti do të duhet të kalojë nëpër të gjitha proceset përkatëse rregullatore dhe mjedisore shqiptare dhe të fitojë miratimet e nevojshme për të vazhduar.
Ambicia jonë është të ndërtojmë sipas standardeve më të larta të dizajnit dhe mjedisit, dhe ta lëmë këtë pjesë të jashtëzakonshme të Shqipërisë më të gjelbër, me më shumë biodiversitet dhe më të fortë nga ana mjedisore.
Sugjerimi se ky projekt përparoi për të fituar favore nga Presidenti Trump, po ashtu e kthen kronologjinë përmbys. Siç e vëren edhe vetë artikulli, interesi ynë filloi në verën e vitit 2021, kur unë isha një qytetar privat dhe shumë kohë përpara se Presidenti Trump të shpallte fushatën e tij për vitin 2024.
E njëjta gjë vlen edhe për aeroportin. Artikulli lë të kuptohet, por nuk e thotë plotësisht, se zyrtarët e qeverisë e miratuan aeroportin me kërkesën time. Në fakt, aeroporti ishte miratuar tashmë në kohën kur unë pashë projektin për herë të parë, dhe ai ishte një nga faktorët që më tërhoqi dhe formësoi vizionin tim për atë që mund të bëhej rajoni.
Në fund të fundit, Shqipëria do të vendosë nëse projekti do të vazhdojë. Nëse miratohet, shpresoj që të mund të krijojmë diçka për të cilën shqiptarët të jenë krenarë dhe që familjet nga Shqipëria dhe anembanë botës ta shijojnë për breza me radhë./Top Channel
