Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Dy persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Të arrestuarit janë L.C. dhe B.B.

Ngjarja është zhvilluar në Prishtinë, të enjten e 30 nëntorit.

Dyshohet se gjatë operacionit policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Personi zyrtar i policisë është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

LEXO EDHE:

Operacion policor për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë – dyshohet se është vrarë njëri nga të dyshuarit dhe është plagosur një polic

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here