Lamborghini në aksidentin ku vdiq Diogo Jota bëhet shkrumb e hi, dalin pamjet!

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota së bashku me vëllain e tij, Andre Silva e përjetuan mbrëmë një aksident të tmerrshëm trafiku në Spanjë.

Dy futbollistët portugezë po ngisnin me shpejtësi me veturën e tyre të tipit Lamborghini kur gjatë një tejkalimi u shpërthye goma e veturës, e cila përfundoi më pas jashtë rrugës dhe u kaplua nga flakët, shkruan “Gazeta Express”.

Të vdekur në vend mbetën dy futbollistët, ndërsa sot dolën pamje nga vendi i ngjarjes.

Lamborghini, siç mund ta shihni edhe në fotografi, është shndërruar shkrumb e hi pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here