Edhe sot ka dështuar përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi nuk pati kuorum për të votuar komisionin për votim të fshehtë.
Kjo siç duket e ka mërzitur edhe këngëtarin shqiptar, Bleron, i cili ka reaguar në ‘Instagram’.
Duke publikuar një shkrim në “Instastory” ai u shpreh se Kuvendi është bërë si një telenovelë amerikane që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot.
“Marre, spo ju vjen turp!”, shkroi ndër të tjerash.