Arrestohet një perosn në Mitrovicë të Veriut, kërcenoi se do ta digjte një lokal

Dje rreth orës 15:20, policia në Mitrovicë të Veriut është njoftuar për një rast kanosjeje në një lokal në rrugën “Kral Petri”, në afërsi të sheshit “Car Lazar”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I., 36 vjeç, disa metra larg vendit të ngjarjes.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin.

“Gjithashtu, në bazë të deklarimeve të një dëshmitari, i dyshuari ka tentuar ta pengojë thirrjen e policisë. Po ashtu, nga dëshmitarët është raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën “Çlirimi”, për çka i është shqiptuar një tiketë, në bazë të Ligjit për prishjen e rendit dhe qetësisë publike” thuhet tutje në njoftim të policisë.

I dyshuari rezultoi të ishte nën ndikim të alkoolit.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar rasti “Kanosje”. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar” deklaron policia.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here