Macroni e pret nesër në Paris homologun sirian, Ahmed al-Sharaa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta presë të mërkurën në një takim në Paris homologun sirian, Ahmed al-Sharaa.

Lajmin për këtë takim e bëri të ditur të martën presidenca franceze, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë takimit, Macroni do ta ripohojë mbështetjen e Francës për ndërtimin e një “Sirie të lirë, të qëndrueshme dhe sovrane që i respekton të gjithë përbërësit e shoqërisë siriane”, thuhet në një deklaratë.

Rebelët e udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al Sham me në krye Sharaa-n arritën që përmes një ofensive të shpejtë ta rrëzonin nga pushteti tashmë ish-presidentin Bashar al-Assad në dhjetorin e vitit të kaluar.

Assadi ka ikur në Rusi, ndërsa rrëzimi i pushtetit të tij autoritar është cilësuar si goditje ndaj ndikimit të Iranit në rajon.

Që nga ardhja në pushtet, Sharaa është munduar që të sigurojë përkrahje diplomatike e financiare për vendin e tij të rrënuar nga lufta e gjatë civile dhe është përpjekur që t’i sigurojë fuqitë e huaja se Siria do të ketë qeverisje gjithëpërfshirëse, duke i respektuar grupet pakicë.

Megjithatë, dhuna sektare që ka ndodhur muajve të fundit e ka vënë në pikëpyetje aftësinë e pushtetit të ri për të siguruar gjendje stabile të sigurisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here