Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) ka njoftuar për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të enjten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftim, Sindikata e Re thotë se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “këtë punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here