12.3 C
Pristina
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Deçan, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Strellc të Deçanit, me çrast një person dyshohet se ka mbetur i plagosur.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në QKMF e Deçanit, për t’u nisur më pas në Spitalin Rajonal në Pejë.

Njësitet relevante policore janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:40, Policia është njoftuar për të shtëna me armë në drejtim të një personi në fshatin Strellc-Deçan, Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, i lenduari është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajona në Pejë, për tretman mjekësor, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjës duke u marrë me rastin”, tha Rugova.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME