Policia i gjen municion dhe mijëra dollarë të falsifikuara një 23-vjeçari nga Hani i Elezit

Policia ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash te një person, e që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:50, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Policia gjeti eh sekuestroi 27 kartëmonedha 100 dollarëshe, në makinën e të dyshuarit B.R., 23-vjeçar.

“Pas intervistimit në stacionin policor në Kaçanik dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Krahas kësaj, policia ka ndërmarrë veprime të tjera hetimore, duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit, në Han të Elezit.

Atje u gjet municion i ndryshëm, mjete të mprehta, një boks prej hekuri, një shkop bejsbolli dhe një shkrepëse në formë të armës.

Pas bastisjes, mbi të dyshuarin u iniciua edhe vepra penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.

Hetimet po vijojnë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here