Deputeti i Kurtit e lëshon edhe një deklaratë: Zgjedhjet janë zgjidhja për deputetët që nuk i verifikojnë mandatet e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë zgjidhja e vetme për shkak të disa deputetëve të Kuvendit që nuk po pranojnë verifikimin e mandateve të tyre. Sipas tij, Vetëvendosje i ka mbi 61 vota për zgjedhjen e kryetarit.

“Me të vërtetë zgjedhjet janë zgjidhja për këta njerëz që nuk i verifikojnë mandatet e tyre. Qytetari ju ka besuar për deputetët, ndërsa ata nuk po i besojnë vetës për deputetet. I kemi deputetët e mjaftueshëm për ta krijuar Qeverinë. Për asnjë moment Republika e Kosovës nuk do të mbetet pa kryeministër. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nuk do të ketë vakum institucional”, tha ai për RTV21.

Deputeti Thaçi nuk ka preferuar t’i komentojë deklarimet e kolegut të tij, Haxhi Avdyli, i cili kishte deklaruar se ka një marrëveshje Kurti-Limaj. Deputeti Thaçi tha se nuk ka informacione të tilla.

“Unë personalisht si deputet nuk kam informata cila është marrëveshja me Nismës, ka apo nuk ka marrëveshje me Nismës, por jemi të gatshëm për shtyrjen e proceseve përpara”, tha Thaçi./RTV21

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here