Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse kanë marrëveshje me VV-në.
Limaj tha se duhet të ketë koordinim mes deputetëve.“Komisioni nuk ka mujt me u koordinu, besoj që koordinohen deri të shtunën. Duhet ta thirrim zërin e arsyes. Besoj që kjo do të kryhet. Po them që hapi i parë është që të përafrohen të gjithë deputetët, t’i marrim detyrat, dhe t’i ndajmë përgjegjësitë. Secili të jap përgjegjësi, kjo është me rëndësi”, tha Limaj./Gazeta10