Themelues i lëvizjes së Vuçiqit, kush është ministri i ri shqiptar në Qeverinë e Serbisë

Demo Berisha, kryetar i organizatës ‘Matica Albanaca’ (Amzës së Shqiptarëve) dhe themelues i “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” të Aleksandar Vuçiqit, është propozuar për ministër në kabinetin e ri qeveritar të Serbisë.

Kandidati për kryeministër të Serbisë, Duro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit të Serbisë propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.
Berisha është një efektiv i Forcave të Armatosura të Serbisë në pension, i cili ka qenë i ftuar i shpeshtë i mediave proqeveritare në Serbi gjatë javëve të fundit, qoftë si një lloj analisti, qoftë si anëtar i Komitetit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin.

Si një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, Berisha vazhdimisht ka theksuar se qëllimi i kësaj lëvizjeje është mbledhja e njerëzve që nuk janë të vendosur politikisht, si dhe njerëz nga të gjitha sferat e shoqërisë.
Berisha është rezervist i Forcave të Armatosura të Serbisë. I lindur në vitin 1963. Shkollën e mesme ushtarake e kreu në Sarajevë, specializimin e lartë ushtarak në Pançevë, ndërsa titullin ekonomist e mori në Novi Sad, sipas biografisë zyrtare të dorëzuar sot në Kuvendin e Serbisë.

Ai është bërë pjesë e Ushtrisë Jugosllave në vitin 1982. Është shpërblyer dhe dekoruar disa herë, ndërsa karrierën ushtarake e ka përfunduar në vitin 2005, kur edhe zyrtarisht ka dalë në pension.
Më pas i është përkushtuar sektorit civil dhe privat. Prej vitit 2014, është kryetar i ‘Matica Albanaca’ në Serbi, organizatë joqeveritare kjo në emërtim së paku që merret me suportimin e politikave shtetërore serbe, që shpesh bien në ndesh me interesant e komunitetit shqiptar në Serbi dhe rajon.

Në media dhe me organizatat e tyre shpesh herë ky lob pro serb me prejardhje etnike shqiptare i ka mbështetur qendrimet radikale ekspancioniste serbe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë dhe ish Jugosllavi e që vazhdojnë edhe sot.

Është interesante që ministri i ardhshëm në biografinë e tij të dorëzuar në Kuvendin e Serbisë ka përmendur aftësitë, njohuritë dhe përvojën e mëposhtme:

Përkthyes gjyqësor për gjuhën shqipe
Njohuri kompjuterike
Patentë shoferi i kategorisë B, C dhe E

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here