Ushtarët amerikanë pjesë së komandës rajonale të lindjes të KFOR-it kanë patrulluar në veri të Kosovës.
Ushtarët amerikanë këtë patrullë e kanë rutinë përgjatë kufirit administrativ.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.