Për imazhin e ri të brendit “Escada” për vitin 2025, do të jetë këngëtarja ndërkombëtare Donna Dafi. Brendi tani për të shkruan: “Të gjitha sytë tek ajo… Kush është ajo? A mund ta njohësh atë energji?” etj.
Po ashtu, në mesin e këtyre postimeve theksohet se imazhi dhe kënga e dedikuar nga artistja me famë ndërkombëtare, Donna Dafi, për këtë brend do të publikohet më 1 mars 2025.
Kjo ditë për “Escada” do të jetë një ditë festive dhe madhështore në të gjitha dyqanet e saj në botë, si dhe në platformat digjitale dhe ato të printuara.