Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 40-vjeçarit, me inicialet G.H.
Ngjarja ndodhi pesë ditë më parë në qytetin e Fierit, ku 25-vjeçari i identifikuar si Klement Beqaj, qëlloi me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit duke e plagosur rëndë.
Shkak për plagosjen dyshohet se është bërë lidhja që kishte 26-vjeçari me bashkëshorten e të plagosurit, Melisa Belulin.
Çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që 29-vjeçarja kishte nisur një lidhje të re me 26-vjeçarin.
Konfliktet mes çiftit bën që të përfshihej dhe i dashuri i ri i Melisa Belulit.
Beqaj qëlloi ndaj 40-vjeçarit gjatë kohës që ky i fundit ishte dhe bashkë me të birin 10-vjeçar.
Pas hetimeve të zhvilluara, Policia e Fierit ka shpallur në kërkim të dyshuarit Klement Beqaj dhe Melisa Belulin.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.