14.4 C
Pristina
E premte, 20 Shtator, 2024

Kosova e luan sonte ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Zvicrës

Kur matematika ende e lejon, Kosova po vazhdon të ëndërrojë.

Kualifikimi historik në Kampionat Evropian ende ka gjasa matematikisht të ndodh për dardanët.

Megjithatë, shumë pak varet nga n.

Kosova ndeshet sonte në Basel me Zvicrën, në kuadër të ndeshjes së parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Aktualisht, dardanët gjenden në vendin e katërt me 10 pikë, gjashtë më pak se Zvicra.

E kualifikimi historik do të ndodhte në rast se Kosova fiton sonte ndaj Zvicrës dhe e mposht të martën Bjellorusinë.

Ndërsa, Rumania duhet që të paktën të barazojë me Izraelin dhe të fitojë ndaj Zvicrës.

Mungesë e madhe për ne do të jetë qendërsulmuesi, Vedat Muriqi i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Izraelit.

Dueli Zvicër-Kosovë zhvillohet nga ora 20:45.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here