Rrëzimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad i dha një goditje të fuqishme rrjetit të ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme. Baza detare në Siri ishte pika kryesore në Detin e Mesdheut përmes të cilës Rusia dërgonte njësitë e kontraktuara ushtarake në Afrikë.
Në fjalimin e tij para banorëve të mbledhur në qendër të Damaskut të dielën, udhëheqësi i kryengritësve në Siri, Abu Mohammed al-Golani u premtoi atyre një kapitull të ri për rajonin, në të cilin Siria do të shndërrohej në “shembullin e një shteti islamik”.
Ekspertët dhe diplomatët paralajmërojnë se përçarjet ndërmjet grupeve të ndryshme në Siri mund të përshkallëzojë në një konflikt të hapur siç kishte ndodhur në Libi pas rënies së Gaddafit apo Sadamit në Irak, me ndikim të thellë në Liban, Turqi, Irak dhe Jordani.